Suarez mund të transferohet te kjo skuadër e njohur
BKT
Sport

Suarez mund të transferohet te kjo skuadër e njohur

Luis Suarez ndoshta nuk do të jetë pjesë e Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

33-vjeçari uruguaian ka kaluar formën më të mirë fizike dhe sportive dhe po hyn në fazën e rënies së kondicionit fizik.

Teksa Barcelona po këmbëngul që të sjellë Lautaro Martinezin si zëvendësuesin e Suarezit, për “El Pistoleron” ka interesime të shumta nga Kina, SHBA-ja, por dhe nga Argjentina.

Ish-trajneri i San Lorencos, Bernardo Romeo bën me dije se presidenti i klubit argjentinas Marcelo Tineli e pëlqen shumë Luis Suarezin dhe mund të krijohet mundësia që ai të luajë për skuadrën e njohur amerikano-latine.

“Futbolli në Argjentinë është shumë luftarak dhe konkurrues, ka gjithmonë hapësira për lojtarë si Suarez. Mendoj se Tineli e pëlqen këtë mundësi, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Romeo.