Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Përmes një komunikate për media, kjo gjykatë ka bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Tutje, thuhet se gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B – familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i  pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi