10:20 / 06.05.2020
Industria e hotelierisë dhe argëtimit protesta me karrige bosh në Greqi
Federata Panhelenike e Restoranteve dhe Profesioneve të Përafërta ( POESE) do ti bashkohet protestës pan-evropiane me "karriget boshe" e cila do të zhvillohet sot në ora 20:00 në qytete të ndryshme të Greqisë.
Protesta kryesore do të zhvillohet në Athinë në të njëjtën ditë dhe kohë, në sheshin Syntagma me instalimin e karrigeve boshe.
Protesta është një veprim simbolik i heshtur i industrisë së hotelierisë dhe argëtimit, i cili do të zbatohet nga POESE, pa praninë e njerëzve në industri.
Kërkesa është gjetja e zgjidhjeve efektive për mbijetesën e profesionistëve në industrinë e hotelierisë dhe argëtimit.























