15 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje në Kamenicë
Sharr Travel

15 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, të mërkurën, i ka caktuar 15 ditë paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo masë është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, pwr shqiptimin e masës së paraburgimit prej nje muaji ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, më 4 maj 2020, i dyshuari mashkull kosovar ishte arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari ishte dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin policorë. /BetimipërDrejtësi

Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, të mërkurën, i ka caktuar 15 ditë paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo masë është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, pwr shqiptimin e masës së paraburgimit prej nje muaji ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, më 4 maj 2020, i dyshuari mashkull kosovar ishte arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari ishte dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin policorë. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi