MPB: 40 persona shkelin orën policore
BKT
Rajoni dhe Bota

MPB: 40 persona shkelin orën policore

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 40 persona nuk kanë respektuar orën policore.

Prej tyre 29 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për procedim të mëtejshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit policor, policia gjithashtu nuk ka evidentuar persona të cilët kanë shkelur masën e izolimit apo vetizolimit.

Gjatë ditës së djeshme MPB ka dhënë edhe 70 vendime të reja për izolim. Poashtu edhe 25 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota