Kushtetuesja vendosi: Kuvendi konstituohet vetëm pas zgjedhjeve
Kushtetuesja vendosi: Kuvendi konstituohet vetëm pas zgjedhjev
Gjykata kushtetuese dje në takim pune e refuzoi iniciativën e gjykatësit Osman Kadriu, sërish të vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.
“Nuk ekzistojnë kushte për pranimin e iniciativës së gjykatësit Osman Kadriu për inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.43/2020), njëzëri vendosën gjykatësit e Gjykatës kushtetuese në takim pune”.
Kjo është për arsye, siç thonë nga Gjykata kushtetuese, që në rastin bëhet fjalë për punë të gjykuar që do të thotë se Gjykata tani më është deklaruar për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij vendimi të Kuvendit në lëndën U.nr. 40/2020, në seancën e mbajtur më 8 dhe 15 prill të vitit 2020, kur me shumicë votash vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj. Me këtë rast, siç theksojnë nga Gjykata, atëherë në debat janë marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat shprehet iniciativa.























