BE-ja siguron mbi 3.3 mlrd euro për Ballkanin Perëndimor
Në një briefing pas takimit video të nivelit të lartë “BE-Ballkani Perëndimor”, i cili u zhvillua më 6 maj, Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se BE-ja mobilizon një paketë masash prej mbi 3.3 mlrd eurosh në ndihmë të sistemeve shëndetësore të Ballkanit Perëndimor.
Për nevojat e rimëkëmbjes ekonomiko-sociale paketa siguron ndihmë mikrofinanciare me përmasë 730 mln euro. Përveç tyre Banka Evropiane e Investimeve siguron 1.7 mlrd euro ndihmë për projekte të ndryshme. Duke shënuar se ky është një injektim i madh financiar për shtetet e Ballkanit Perëndimor Borisovi saktësoi se i ka drejtuar lutje Presidentit të Serbisë Vuçiç, si dhe personave të tjerë të lartë “për të bërë kështu qe popujt e Ballkanit Perëndimor të dëgjojnë për këtë ndihmë evropiane”.























