BE: Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet me Greqinë e Bullgarinë
BKT
Rajoni dhe Bota

BE: Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet me Greqinë e Bullgarinë

Në dokumentin përfundimtar të video-konferencës së liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut i ishte bërë thirrje për të zbatuar ndërgjegjshëm Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.

Pas konferencës Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se Bullgaria tashmë i ka deklaruar kushtet e saj që të aderohet Maqedonia e Veriut në BE. Ndërkaq, lideri i autoriteteve në pushtet në Shkup Zoran Zaev theksoi: “Pala bullgare kërkon kategorikisht zgjidhje të çështjeve historike. Gjetëm zgjidhje për Mbretin Samuil, për vëllezërit Kiril dhe Metodi, për Klementin, Naumin etj., do të gjejmë zgjidhje edhe për Goce Dellçevin. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo është një fitore edhe për të dyja vendet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota