12:17 / 08.05.2020
Paqartësi rreth hapjes së shkollave në Greqi
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaroi se në se situata me koronavirusin vazhdon të përmirësohet, më 1 qershor lokalet dhe restorantet mund të kthehen tek puna normale.
Mësuesit grekë tashmë janë në shkollë për të përgatitur rivendosjen e procesit të mësimdhënies. Të parët që do të kthehen në shkollë janë maturantët – më 11 maj, kurse më 18 maj në klasë do të hyjnë dhe të gjithë gjimnazistët. Në këtë situatë sindikatat e mësuesve protestojnë për këtë se mësuesve nuk u janë siguruar kushte të sigurta të punës.























