Asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, Interi nis stërvitjen individuale
BKT
Sport

Asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, Interi nis stërvitjen individuale

Lajme të mira për Antonio Conten dhe për të gjithë tifozët e Interit.

Klubi zikaltër me një komunikim në faqen zyrtare ka bërë me dije se testet e kryera për COVID-19 kanë rezultuar të gjitha negative, teksa asnjë futbollist dhe asnjë pjesëtar i stafit teknik të Interit nuk është pozitiv me koronavirus, kështu që pasditen e kësaj të premteje futbollistët do të nisin stërvitjen individuale në grupe të ndara me 6-8 deri në persona që do të stërviten në 4 terrenet sportive që ka qëndra stërvitore e Interit Appiano Gentile. Seancat stërvitore do të monitorohen herë nga trajneri Conte dhe herë nga ndihmësi i tij Stellini. “FC Inter konfirmon se të gjitha testet për futbollistët kanë dalë negative. Stërvitjet individuale do të vazhdojnë si normalisht edhe sot pasdite.

Klubi njofton se të gjitha masat e duhura po merren nga personat në stafin mjeskësor, bazuar edhe te protokollet shëndetësore sportive dhe ato të qeverisë”, shkruhej në njoftimin e Interit.

Fakti që Interi nuk ka asnjë të prekur me koronavirus është një lajm shumë i mirë për futbollin italian sepse testet e analizave vinë menjëherë pas atyre të Torinos, Sampdorias dhe Fiorentinës që kanë disa raste pozitive me COVID-19, ndërsa sëfundmi dyshohet se edhe te Milani ka lojtarë të prekur.