Real konfirmon ditën e kthimit në stërvitje
BKT
Sport

Real konfirmon ditën e kthimit në stërvitje

Pas pothuajse 2 muajsh, Real Madridi pritet të kthehet në stërvitje te hënën.

Përmes publikimit të datës zyrtare në faqe ‘Realmadrid.com’, Los Blancos kanë konfirmuar edhe zyrtarisht se do t’i nisin stërvitjen për t’u përgatitur sa më mirë për rifillimin e sezonit 2019/20, të ndërprerë për shkak të koronavirusit, raporton GE.

Reali ka konfirmuar se ditën e hëne, nga ora 10 futbollistët do të rikthen në Valdebabes për të nisur përgatitjet për rinisjen e sezonit 2019/20.

Fillimisht, lojtarët do të stërviten të veçuar, duke respektuar distancën sociale, derisa me 18 maj parashikohet stërvitja në grupe.