19:16 / 08.05.2020
Inter propozon shkëmbimin Icardi-Aubameyang
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është ofruar te Arsenal për ta shkëmbyer me kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang.
Aubameyang ka vetëm një vit kontratë me “Topçinjtë”, andaj klubi anglez është i detyruar ta shesë gjatë verës, në mënyrë që mos ta lejojë të largohet si lojtar i lirë.
Inter është tejet i interesuar për gabonezin, andaj ka propozuar ta shkëmbejë me Icardin, i cili është duke shkëlqyer te PSG, transmeton Scanner.
Icardi nuk ka të ardhme në “San Siro” dhe ka dyshime nëse do të mbetet në Francë, shkaku që sezoni ka përfunduar, ndërsa kohën e fundit kishte qëndruar në stol.
27-vjeçari ka arritur të shënojë 20 gola në 31 paraqitje.























