Futbollistët stërviten përpara “publikut”, ja gjetja e veçantë e Bundesligë
BKT
Sport

Futbollistët stërviten përpara “publikut”, ja gjetja e veçantë e Bundesligë

Do të duhet edhe shumë kohë derisa tifozët të lejohen të rikthehen në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrat e tyre nga afër, prandaj dhe tifozët e Borusia Monchegladbach kanë menduar një gjë të veçantë.

Ata kanë ndërtuar disa tabela plastike me portretet e tifozëve dhe i kanë vendosur në shkallët e stadiumit. Të gjithë kanë mundësinë të bëjnë këtë gjë me anë të një pagese që nuk i kalon 20 dollarë.

Ditën e sotme, “Bleacher Report Football” publikoi disa foto ku dukeshin futbollistët e Monchegladbach duke u stërvitur përballë “tifozëve të rinj”.

Ndoshta kjo nuk është mënyra ideale sesi të gjithë presin rifillimin e futbollit, ama këto pamje brenda stadiumit e zbusin sadopak efektin e rëndë që ka sjellë koronavirusi.