Solskjaer komplikon situatën me këtë deklaratë
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se nuk do t’i detyrojë futbollistët e tij të zbresin në fushë, nëse nuk janë gati në aspektin psikologjik.
Norvegjezi ka pranuar se dëshiron që Premier League të rikthehet, por duhet parë me kujdes situata.
“Nuk kam folur me lojtarët për testet e COVID-19. Doktorët e mbulojnë një pjesë të tillë. Në çdo takim që kemi pasur kemi folur për sigurinë e shëndetit të futbollistëve. Ne nuk do të marrim asnjë risk, janë doktorët që kanë pasur takimet e tyre për të diskutuar për protokollet e sigurisë”.
“Ne nuk do të bëjmë asgjë kundër atyre lojtarëve që nuk janë gati në aspektin psikologjik për të luajtur. Ne i besojmë të gjithë specialistëve dhe vendimeve të tyre. Do të rikthehemi kur këta të fundit të na thonë se gjithçka është e sigurt”, tha Solskjaer.























