Mesfushori i Lazios: Messi është më i mirë se Ronaldo
BKT
Sport

Mesfushori i Lazios: Messi është më i mirë se Ronaldo

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto ka thumbuar portugezin Cristiano Ronaldo, gjatë lidhjes direkte në Instagram me aktorin Manolo Morero, duke deklaruar se kundër Ronaldos ka fituar 2 herë.

Mesfushori spanjoll nuk u kënaq me kaq por vazhdoi dhe më tutje teksa iu përgjigj dhe pyetjes së famshme kush është më i mirë Ronaldo apo Messi, duke zgjedhur sulmuesin argjentinas.

“Kundër Ronaldos kemi fituar 2 herë. Ai është për t’u admiruar për këmbënguljen që ka treguar në karrierën e tij. Ai ka fituar shumë dhe askush nuk i ka falur gjë. Cristiano ka një mentalitet prej fituesi. Ai ka fituar gjithçka dhe dëshiron të vazhdojë të fitojë, ama Messi është më i mirë për mendimin tim,” theksoi Luis Alberto.