10:27 / 09.05.2020
Drejtori sportiv i Sevillas: Nuk kemi asgjë me Rakitiç
Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ka thënë se janë të pavërteta spekulimet se klubi është afër të rikthejë Ivan Rakitiç.
Kroati është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” dhe preferon rikthimin te klubi i vjetër, me të cilët fitoi Evropa Ligën.
Mirëpo, Monchi ka thënë se nuk kanë asgjë me kroatin.
“Rakitiç dhe Sevilla nuk kanë asgjë. Nëse klubet kanë probleme në financa, merkato do jetë e infektuar”.
“Duhet të adaptohemi me këtë”, tha Monchi.
31-vjeçari që nga transferimi te Barcelona ka bërë 298 paraqitje duke fituar katër herë La Liga, katër herë Kupën e Mbretit dhe një herë Ligën e Kampionëve.























