10:10 / 10.05.2020
Baresi: Jam fans i Van Dijk
Legjenda e AC Milan, Franco Baresi ka pranuar se i pëlqen mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk.
Holandezi ka shkëlqyer që nga viti i kaluar dhe arriti të jetë i dyti në ceremoninë e Topit të Artë, trofe të cilin e fitoi Leo Messi.
Baresi ka thënë se holandezi ka qenë impresionues këtë sezon, andaj kjo ka fituar vëmendje.
“Van Dijk këtë vit ishte i mrekullueshëm, lojtar i cili me ka impresionuar mua”.
“Te Liverpool bën ndryshimin si profesionist. Liverpool shpenzoi shumë për të, por mendoj se “Reds” bën biznes të mirë”, tha ai.























