Gati rikthimi i Tyson: Zotat e Luftës më ngacmuan egon
BKT
Sport

Gati rikthimi i Tyson: Zotat e Luftës më ngacmuan egon

Ish-kampioni i botës për peshat e rënda në boks, Mike Tyson, është drejt rikthimit në ring.

53-vjeçari ka treguar planet e tij se është gati t’i kthehet dhe një herë “luftës”, por këtë herë bëhet fjalë për një ndeshje bamirësie.

“Ndihem i pandalshëm tani. Zotat e Luftës më ngacmuan egon time dhe unë jam gati të shkoj dhe një herë në luftë”, deklaron amerikani, i cili ka postuar dhe një video në rrjetet sociale, aty ku shfaqet gjatë një seance stërvitore”, tha ai.

Tyson e ka pranuar se e ka shfrytëzuar izolimin nga Coronavirusi si një mundësi për t’iu kthyer stërvitjes.

Mediat aludojnë se ai mund të ndeshet me ish-boksierin, Evander Holyfield.