16:16 / 10.05.2020
“Premier League, destinacion i shkëlqyeshëm për James”
Ish futbollisti i njohur, Ivan Cordoba është i bindur se Premier League është destinacion i shkëlqyeshëm për James Rodriguez.
James është i lidhur me largimin nga Real Madridi gjatë kësaj verë. Ai është duke u monitoruar nga disa skuadra evropiane përfshirë Atletico Madridin dhe Evertonin.
Cordoba thotë se James është në klubin më të mirë, por sipas tij, liga angleze do të ishte e shkëlqyeshme për kolumbianin, raporton Scanner.
“James tashmë është në një nga skuadrat më të mira në Real Madrid, por Premier League do të ishte një destinacion i shkëlqyeshëm”, ka thënë Cordoba.























