Zidane impresionohet nga Hazard, kjo është arsyeja
BKT
Sport

Zidane impresionohet nga Hazard, kjo është arsyeja

Ylli i Real Madrid-it, Eden Hazard ka arritur ta impresionoi trajnerin Zinedine Zidane, me peshën e tij.

Belgu gjatë këtij sezoni ka humbur shumicën e ndeshjeve shkaku i lëndimeve, mirëpo është i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Hazard kur u transferua te Real Madrid kishte peshën jo të duhur, por brenda këtyre ditëve në karantinë ka arritur të gjejë peshën e duhur.

Sipas AS, kjo ka impresionuar teknikun francez, me të cilin do punoi nesër.

Thuhet se Hazard do jetë në gjendje të luaj në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, kur futbolli të rifillojë.