23:08 / 14.05.2020
A do të rikthehet Neymar në Barcelonë? Përgjigjet Rexach
Ish trajneri i Barcelonës, Carlex Rexach ka ulur poshtë mundësitë që Neymar të rikthehet në “Camp Nou”.
Braziliani që nga viti i kaluar është i lidhur me rikthimin te Barcelona, mirëpo gjasat janë ulur dukshëm shkaku i koronavirusit.
Rexach ka thënë se duke analizuar situatën, shanset e Neymar për tu rikthyer te Barcelona janë zero.
“Duke analizuar situatën aktuale, mendoj se është e pamundur që ai të rikthehet, e pamundur”.
“Mendoj se e ka kuptuar rëndësinë e Barcelonës. Kur shënoi gol te Barca, të gjithë e vërejtën. Ndërsa te PSG nuk vërehet”, tha ai.
Kartoni i 28-vjeçarit është 180 milionë euro.























