Frika nga Juve, City gati kontratën e re për Jesus
BKT
Sport

Frika nga Juve, City gati kontratën e re për Jesus

Manchester City është duke përgatitur kontratën e re për sulmuesin Grabriel Jesus, i cili kërkohet nga Juventus.

Klubi anglez është në dijeni të interesimit së “Zonjës së Vjetër”, andaj dëshiron ta mbajë brazilianin në “Etihad”, pasi e shohin si sulmuesi i duhur për të ndjekur hapat e Sergio Aguero.

Jesus ka edhe tri vite kontratë me Cityn, mirëpo me kontratën e re do të fitojë rreth 120 mijë euro.

Thuhet se interesimi i Juventusit vazhdon dhe gjatë verës do bëjnë disa oferta për 23-vjeçarin.