Kroos: Bayerni është penduar që me lejojë të largohem
BKT
Sport

Kroos: Bayerni është penduar që me lejojë të largohem

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos beson se Bayern Munich është penduar që e ka lejuar të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Pas një sezoni jo të mirë me “Bavarezët”, gjiganti gjerman vendosi ta largojë Kroos, i cili u transferua te “Los Blancos” me të cilët bëri historinë.

Gjermani ka thënë se shumica e pjesëtarëve të Bayern kanë besuar se do të dështoi te Reali.

“Në Munich kisha ndjesinë se isha një ndër gjermanët e shumtë. Shumica menduan se do dështoja te Madrid”.

“Disa te Bayern janë penduar që kanë lejuar që të largohem”, tha ai, raporton Scanner.

Kroos gjithashtu ka konfirmuar se do mbetet në “Galaktikët” edhe për sezonin e ardhshëm.