Mustafi tregon çfarë ka ndodhur tek Arsenali pas ardhjes së Arteta-s
BKT
Sport

Mustafi tregon çfarë ka ndodhur tek Arsenali pas ardhjes së Arteta-s

Shkodran Mustafi nuk po kalonte një sezon pozitiv tek Arsenali në drejtimin e Unai Emery.

Por, tashmë që spanjolli është larguar, duket se situate mund të ndryshojë. Mbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane thekson se me Mikel Artetan, ekipi është më i bashkuar dhe ish-ndihmësi i Guardiolës ia ka dalë t’i ketë të gjithë futbollistët në krahun e tij.

Ndërkaq, 28-vjeçari thekson se me Artetan ka mësuar gjëra të reja.

“Ai e di saktësisht se ku duhet të jenë lojtarët kur e kanë topin dhe si duhet të reagojnë kur e humbasin atë, është shumë special. Kur pasoj jam gjithnjë i fokusuar se ku duhet të jem nëse e humbasim topin, megjithatë ai kërkon që unë të kontribuoj edhe në fazën ofensive. Kur je në moshën 28-vjeçare dhe luan në disa vende të ndryshme, mendon se i di të gjitha. Por, më pas vjen Arteta dhe ka gjëra të cilat as nuk i kam menduar më parë”, shprehet Mustafi.

“Ndonjëherë, nuk e kuptojmë sa e vështirë është puna e trajnerit. Nga 25 futbollistë, ndoshta 20 janë dakord me teknikun dhe pesë mendojnë se duhet të luajmë në një tjetër mënyrë. Po, që kur ka ardhur Arteta të 25 futbollistët jemi me të dhe kjo nuk është e lehtë për t’u arritur. E kuptojnë të gjithë dhe çfarëdo që ai thotë ka kuptim. Nuk ka asgjë për t’u ankuar. Të gjithë kemi përfituar, madje edhe Mesut Ozil”, ka shtuar Mustafi.