Marseille kërkon trajner, Montella apo Eriksson?
BKT
Sport

Marseille kërkon trajner, Montella apo Eriksson?

Pas përfundimit të përvojës së dytë te Fiorentina në muajin dhjetor, Vincenzo Montella mund të ulet sërish në bankinën e një skuadre.

Interesimi për italianin është nga Franca, më konkretisht nga Olimpique Marseille e Ligue 1. Marsejezët janë shumë pranë ndryshimeve të mëdha, ndoshta edhe sa i përket pronësisë, dhe po kërkojnë një emër të besueshëm për stolin.

Sikurse shkruan “Le Marseillaise”, presidenti i klubit, Jacques-Henri Eyraud, ka në kokë dy emra kryesorë e një prej tyre është Montella.

Tranjneri italian për këtë post duhet të mposhtë konkurrencën e një njohjeje të vjetër, siç është Sven-Goran Eriksson.