15 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje
Sharr Travel

15 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.RR., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”.

Sipas komunikatës për media të gjykatës në fjalë, të pandehurit A.RR. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri A.RR. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij L.RR. si dhe në dëshmitarët tjerë eventual”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë bëhet e ditur se, pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi