Sela: Partitë politik maqedonase me qëndrime të barikaduara në ekstrem
BKT
Rajoni dhe Bota

Sela: Partitë politik maqedonase me qëndrime të barikaduara në ekstrem

"Sot kishim takimin e radhës, ashtu siç e paralajmëruam javën e kaluar. Qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra për në fund të qershorit, tjetra për në fund gushtit dhe fillim të shtatorit. Sot kishim edhe një letër nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në të cilën thuhet se gjendja me virusin korona po shkon drejt përmirësimit, por rreziku ekziston akoma. Nga KSHZ-ja konstatojnë që KSHZ-ja nuk mund të organizoj zgjedhje në afat prej 22 ditëve pas përfundi

"Në propozimin që e jep Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativa, zgjedhjet me 26 korrik do të bënin që në këtë periudhë ne do të jepnim kohë që ky trend pozitiv rreth shpalljes së fitores ndaj koronavirusit do të vazhdojë dhe si rezultat do të kemi më pak të infektuar dhe më shumë siguri për qytetarët”, tha Sela.

Ndërkohë kreu i Alternativës Afrim Gashi deklaroi se konslltat do të vazhdojnë në ndonjë formë tjetër.

“Do të vazhdojnë konsultat në forma tjera dhe të merremi vesh për një fate konsensuale që shteti të ketë parlament dhe institucione funksionale, por duke pasur gjithnjë parasysh shëndetin e qytetarëve”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, sipas të cilit nuk kishte përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër PDSH-ja vlerëson se zgjedhje duhet të mbahen, por të kihet parasysh shëndeti i qytetarëve.

“PDSH-ja vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen, por varësisht situatës me virusin korona. Qëndrimi imë në ketë takim ishte që 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, të mbahen zgjedhjet duke respektuar rekomandimet dhe pasur parasysh shëndetin e qytetarëve”, tha Azem Sadiku, PDSH.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota