10:23 / 19.05.2020
Capello këshillon Haalandin: Largohu nga Gjermania!
Ish-trajner i Real Madridit, Fabio Capello ka këshilluar talentin Haaland që të transferohet tek Liverpooli. Në fakt, italiani beson se sulmuesi norvegjez do të ishte në klubin ideal dhe më mirë nën urdhrat e Jurgen Kloppit
Liverpooli e kërkon Haalandin, që tashmë është shndërruar një nga sensacionet e këtij sezoni. 20-vjeçari ka shënuar deri tani 41 gola dhe në rikthimin e Bundesligës, fundjavën e kaluar, realizoi golin e parë të javës në derbin e Ruhrit.
Kujotjmë gjithashtu që Haaland është objektivi kryesor i Real Madridit.























