Van Nistelrooy reagon ndaj deklaratës së Capellos
BKT
Sport

Van Nistelrooy reagon ndaj deklaratës së Capellos

Ish-futbollisti i njohur holandez, Ruud van Nistelrooy ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në Twitter, duke e hedhur poshtë deklaratën e ish-trajnerit të tij te Real Madridi, Fabio Capello.

Ky i fundit në një intervistë deklaroi: “Talenti më i madh që kam stërvitur ka qenë Ronaldo, por në të njëjtën kohë ishte lojtari që më ka krijuar më shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Organizonte festa dhe bënte gjithçka. Një herë erdhi Van Nistelrooy dhe më tha: ‘Trajner, dhomat e zhveshjes mbajnë aromë alkooli’.

Megjithatë, Van Nistelrooy mohon t’i ketë thënë teknikut italian se në dhomat e zhveshjes vinte era alkool. “I mohoj me vendosmëri deklaratat e tilla, të cilat i atribuohen Capellos. Në dhomat e zhveshjes së Real Madridit nga dita e parë kishte vetëm profesionalizëm”, ka shkruar mes të tjerash Van Nistelrooy.