16:57 / 20.05.2020
Interi, 50 milionë euro për yllin italian
Klubi italian, Inter është favorit në garën për të transferuar yllin e Bresicas, Sandro Tonalin.
Talenti italian është një nga më të kërkuarit gjatë kësaj verë. Top-klubet evropiane janë duke garuar për ta bëre të vetin Tonalin.
Sipas mediave italiane, Interi është më afër për Tonalin. Madje, thuhet së internistët janë gati t’ia ofrojnë Bresicas 50 milionë euro plus bonuset për mesfushorin e tyre, transmeton Scanner.
Interi raportohet së është duke negociuar me agjentin e lojtarit, dhe duket së Tonali shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.























