“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë”
BKT
Sport

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë”

Karriera e Alexis Sanchez te Manchester Unitedi nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi ai kurrë nuk arriti të fitojë respektin e tifozëve, me paraqitjet e treguara.

Dihet se sulmuesi kilian nuk ka kaluar ditët më të mira në “Old Trafford” dhe një nga arsyet ishte marrëdhënia e tij me Mourinhon.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Sanchez së fundmi, teksa tha se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë, por ai humbi besimin me të.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë, për mënyrën se si stërvit skuadrën, si studion gjërat në detaje dhe si i bën gjërat. Megjithatë kur ishte pjesë e skuadrës, po e shikoja se njëherë ishte dikush në listë njëherë dikush tjetër”, tha Sanchez.

“Njëherë luaja njëherë jo dhe kjo ndodhte shpesh. Si futbollist pas gjithë këtyre, ju e humbisni besimin që keni. Unë kisha humbur edhe gëzimin nga futbolli”, u shpreh kiliani.