17:14 / 20.05.2020
Inter ‘harron’ Mertens, e do Cavanin
Inter është fokusuar te sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani pasi Dries Mertens dëshiron të mbetet te Napoli.
Cavani në verë do jetë agjent i lirë, por me dallim nga Mertens, PSG nuk ka hapur negociatat për t’ia rinovuar kontratën uruguaianit.
Inter kërkon sulm verës, pasi Lautaro Martinez është i lidhur me kalimin te Barcelona, Alexis Sanchez do rikthehet te Manchester United dhe Sebastiano Esposito pritet të huazohet, raporton arbreshi.
Cavani ka humbur vendin në “Parkun e Princave” sepse gjiganti francez preferon që pozitën e qendërsulmuesit ta mbajë Mauro Icardi.
Sipas Il Corriere, edhe Atletico Madrid mbetet i interesuar për Cavani-n.























