19:09 / 20.05.2020
Sane sakrifikon 30 përqind të pagës për t’iu bashkuar Bayernit
Leroy Sane është i gatshëm të ul kërkesat e tij për pagë deri në 30 përqind në mënyrë që të t’i bashkohet Bayern Munich, raportojnë mediat gjermane.
Sane prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti gjerman. Reprezentuesi gjerman është në vitin e fundit të kontratës së tij me Cityn, dhe kërkon sfidë të re.
Kampionët e Gjermanisë mësohet se është prioritet për Sane-n. “Bavarezët” ka kohë që janë duke negociuar transferimin e mundshme të Sane në “Alianz Arena”.
Duket së ky transferim do të ndodh gjatë kësaj verë, pasi që tashmë edhe vet lojtari është i gatshëm të sakrifikojë 30 përqind të pagës së tij vetëm që të vesh fanellën e Bayern Munich.























