Xhaka: Shitja e Aubameyang do ishte humbje e madhe
BKT
Sport

Xhaka: Shitja e Aubameyang do ishte humbje e madhe

Mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka ka këshilluar klubin ta mbajë kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang është i lidhur me largimin nga “topçinjtë” sepse dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve. Ai kërkohet nga Real Madrid e Inter.

Atij i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me gjigantin anglez, ndërsa Xhaka ka thënë se ai largohet, do jetë humbje mjaftë e madhe.

“Nëse ajo ndodh, sigurisht që do jetë humbje e madhe për skuadrën dhe klubin”, tha kosovari, raporton Scanner.

“Auba gjithmonë është i rrezikshëm dhe i gatshëm për të shënuar. Ai është gjithmonë pozitiv, optimist, ndihmues dhe shumë profesional”, deklaroi ai.

Thuhet se nëse Arsenal e mbyll sezonin në top 4, atëherë ekziston mundësia që Aubameyang të mbetet në “Emirates”.