Zyrtare: Giroud rinovon kontratën me Chelsea-n
BKT
Sport

Zyrtare: Giroud rinovon kontratën me Chelsea-n

Sulmuesi Olivier Giroud, ka rinovuar kontratën edhe për një sezon te Chelsea.

Francezi gjatë afatit të janarit ishte afër largimit dhe kalimit te Inter, mirëpo marrëveshja nuk u arrit dhe ai mbeti në “Stamford Bridge”.

Ndërsa, sot (e mërkurë) Giroud ka rinovuar kontratën me “Blutë” dhe lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter.

Giroud u transferua te Chelsea në vitin 2018  nga rivali londinez Arsenal dhe që nga ajo kohë ka shënuar 21 gola në 39 paraqitje.

Pos Giroud, dje Willy Caballero gjithashtu rinovojë kontratën.