21:27 / 20.05.2020
AC Milan vendos për të ardhmen e Theo Hernandez
AC Milan ka refuzuar të gjitha ofertat për mbrojtësin Theo Hernandez.
Gjiganti italian është në dijeni të interesimit të gjigantëve evropianë për francezin, mirëpo ka vendosur të mos e shesë.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, vlera e lojtarëve është zbritur dukshëm, andaj Milan do provojë ta mbajë Hernandez edhe një vit, pastaj do e mendojë shitjen.
PSG është skuadra më e interesuar për Hernandez, derisa thuhet se gjiganti francez ka ofruar 50 milionë euro.
Interesim për Hernandez vazhdojnë të kenë edhe Barcelona e Chelsea.























