Luis Enrique: Futbolli pa tifozë? Më e trishtë se të kërcesh me motrën
BKT
Sport

Luis Enrique: Futbolli pa tifozë? Më e trishtë se të kërcesh me motrën

Luis Enrique është i drejtpërdrejtë dhe nuk i pëlqen aspak të luhet pa tifozë. Trajneri i Spanjës ka folur për “Colgados del Aro” dhe bën një krahasim epik.

“ Të luash pa tifozë është më e trishtueshme se sa të kërcesh me motrën tënde”, shprehet fillimisht spanjolli.

Më pas ai shton: “Pashë disa ndeshje në Gjermani në fundjavë dhe është e tmerrshme. Ju mund të dëgjoni gjithçka, të gjithë fyerjet, duke humbur kështu intimitetin e momenteve më të mira. Gjithsesi duhet të kujtojmë se ky është një biznes që gjeneron shumë para.

Ndërkohë që është një rrugë e gjatë përpara për të luajtur me tifozë, e kuptoj që kjo mund të shërbejë për të ndihmuar njerëzit gjatë izolimit. Por futbolli në këtu kushte është shumë i çuditshëm”.