Ja pse Rakitic nuk largohet nga Barcelona
BKT
Sport

Ja pse Rakitic nuk largohet nga Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou” shkaku i lidhjeve të mira me trajnerin Quique Setien.

Kroati pritej të largohet nga Barcelona, derisa Juventus është tejet i interesuar për të.

Por, Rakitic preferon të qëndrojë te klubi blaugranas shkaku se Setien ka besim dhe i ka premtuar minutazh më të madhe se Ernesto Valverde.

Rakitic është i lumtur të punojë Setien, i cili e ka rikthyer në formacionin e parë dhe e ka lejuar të luaj rregullisht në Ligën e Kampionëve. Ka edhe disa skuadra të interesuar për Rakitic duke përfshirë Sevillan dhe Inter.