Gjiganti anglez pas Franck Kessie
BKT
Sport

Gjiganti anglez pas Franck Kessie

Arsenal është duke u interesuar për mesfushorin e AC Milan, Franck Kessie.

Mesfushori me prejardhje nga Bregu i Fildishtë është që disa vite në ‘radarin’ e “Topçinjve”, por ende s’ka asnjë ofertë zyrtare.

Sipas mediave italiane, Milan mund ta shesë Kessie nëse ofrohet vlera e 17 milionë euro.

Kessie është në skuadrën e Milan që nga vitit 2017 dhe ka bërë 123 paraqitje duke shënuar 13 gola.

Për të më herët kishte disa skuadra të interesuara, por Milan refuzoi të gjitha ofertat, ndërsa këtë verë gjërat kanë ndryshuar dhe shkaku i koronavirusit lojtari është në shitje.