“E ofrova Van Dijk te Manchester City”
Ish-trajneri i Celtic, Ronny Deila ka zbuluar se e ka ofruar Virgil van Dijk te Manchester City.
Van Dijk pas përformancave të mira në Scotland, kaloi te Southampton, pastaj me Liverpool, me të cilët bëri historinë.
Mirëpo, Delia ka zbuluar se para se holandezi t’i bashkohet Southampton, i është ofruar Cityt.
“Po, i thashë ju duhet ta merreni. Ata më thanë ‘mirë, me trego lojën më të mirë në Evropë që ka luajtur dhe do shikojmë”.
“Nuk mund të thosha ndonjë sepse nuk kishte ndonjë ndeshje të mirë në Evropë, por dominonte në Scotland”.
“Ishte test i madh. Mendoj se nëse do kishte ndonjë lojë fantastike, ata do e blenin”, theksoi ai, transmeton Scanner.
Van Dijk mbetet i lidhur me transferimin te Real Madrid, por gjiganti spanjoll nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.























