Hiqet ndalesa që shtetasit e BE-së dhe të vendeve nga Marrëveshja Schengen

Hiqet ndalesa që shtetasit e BE-së dhe të vendeve nga Marrëveshja Schengen

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 22 maj, hiqet ndalesa që shtetasit e BE-së dhe të vendeve nga Marrëveshja Schengen (përfshi këtu San Marinon, Andorën, Monakon dhe Vatikanin) të hyjnë në territorin e Bullgarisë.

- Nuk ka ndalim edhe për ata që bashkëjetojnë me shtetas bullgarë, për ata që qëndrojnë afatgjatë, ose afatshkurtër në territorin e Republikës së Bullgarisë, ose për anëtarët e familjeve të tyre.

- Nuk ndalim edhe për të huajit, të cilët ushtrojnë veprimtari të ngutshme mjekësore, diplomatike, humanitare, të transportit etj., të lidhura me detyrimet e tyre të punës.

- Nuk ndryshohen edhe dispozitat për kalimin transit pemës territorit të Bullgarisë.

- Nuk do të vendosen në karantinë shtetasit bullgarë dhe evropianë që hyjnë në Bullgari dhe qëndrimi i tyre është deri në 7 ditë. Të gjithë të tjerët do të jenë në karantinë 14 ditore.

Personat që nuk vendosen në karantinë, si de ata që kalojnë transit përmes territorit të vendit u dorëzojnë organeve të kontrollit kufitar shëndetësor një deklaratë.