Mourinho: Isha kokëkrisur tek Interi

Mourinho: Isha kokëkrisur tek Interi

Jose Mourinho nuk ndryshon kurrë. Deklarata bombastike, ironike, të veçanta dhe që shpeshherë shkaktojnë polemika. Ky është “Special One”, që dhe nofkën ia ka vendosur vetes.

Në një intervistë të dhënë për Gazzetta Dello Sport, Mourinho i është rikthyer kohës kur drejtonte Inteirn. “Isha një kokëkrisur tek Interi, por mbeta origjinal. Ata kishin nevojë për mua, isha pjesa që mungonte në gjëegjëzën e tyre.

Me lojtarët kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer: Unë drejtoja, ata jepnin gjithçka në fushë. Jam penduar vetëm një herë, pas ndeshjes kundër Atalantas, iu thashë që kanë fituar Scudetton e m***t. Doja t’i motivoja për t’i shkuar deri në fund Champions-it, por e kuptova që e teprova dhe më pas iu kërkova falje”, u shpreh portugezi mes të tjerash.