Zhbllokohet rinovimi i Barcelonës me një titullar

Zhbllokohet rinovimi i Barcelonës me një titullar

Marc-Andre ter Stegen ka një kontratë deri në verën e vitit 2022 me Barcelonën. Kampionët e Spanjës i kanë ofruar prej kohësh zgjatjen e bashkëpunimit, por portieri gjerman kishte marrë kohë për t’u menduar.

Sport.es raporton se negociatat janë zhbllokuar dhe ter Stegen ka vendosur të rinovojë. Një lajm i mirë për trajnerin Setien dhe tifozët. Kualiteti i portierit nuk vihet në dyshim, ai është rritur shumë vitet e fundit dhe porta e Barcelonës do të vijojë të jetë e “blinduar”.

Tre vite më shumë do të zgjasë kontrata e re, pra deri në verën e vitit 2025. Ter Stegen do të përfitojë edhe një rritje rroge. Aktualisht fiton rreth 8.5 milion euro në sezon, shumë që do të jetë më e madhe në kontratën e re.