Milani duhet të paguajë 20 milionë euro për Boga-n

Milani duhet të paguajë 20 milionë euro për Boga-n

Milani është njoftuar se duhet të paguajnë 20 milionë euro për të transferuar Jeremie Boga nga Sassuolo këtë verë.

23-vjeçari u transferua te klubi italian nga Chelsea verën e kaluar, mirëpo ia doli të jetë në top formë dhe kjo ka fituar vëmendjen e "Rossonerëve".

Sassuolo është i gatshëm ta shesë lojtarin, sapo të paguhet vlera e 20 milionë euro, vlerë e cila do ta rikthente bilancin e klubit.

Chelsea mund ta riblejnë Boga-n për 16 milionë euro, mirëpo këtë të drejtë e kanë vetëm nëse lojtari mbetet te Sassuolo.

Napoli gjithashtu ka shprehur interesimin për sulmuesin, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.