08:35 / 23.05.2020
Moti për sot dhe ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe me vranësira.
Nga pjesa veriperëndimore e vendit do të fryjë një erë e lehtë, informojnë Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizin prej 4 deri në 12, ndërsa ato maksimale të lëvizin prej 19 deri në 25 gradë celsius.
Në ditët në vazhdim do të fryjë erë e lehtë. Ditën e diel në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.























