Newcastle United synon Hernandezin
BKT
Sport

Newcastle United synon Hernandezin

Newcastle United dëshiron që gjatë verës të transferojë mbrojtësin e Bayern Munich, Lucas Hernandez.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e rinj që priten të kontrollojnë klubin anglez synojnë të bëjnë disa transferime dhe në listë ndodhet edhe francezi.

Bayern nga ana tjetër nuk dëshiron ta shesë Hernandez, i cili u transferua gjatë verës.

Thuhet se Newcastle do ofrojë rreth 100 milionë euro për Hernandez dhe ky çmim mund t’i përshtatet klubit gjerman.

Për Hernandez kanë interesim edhe disa klube, por ende asnjëra nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.