Koronavirusi shtyn largimin e Godin nga Interi!
Sharr Travel

Koronavirusi shtyn largimin e Godin nga Interi!

Largimi i Diego Godin nga Interi në fund të këtij sezoni dukej thuajse e sigurtë por tashmë për shkak të pandemisë së koronavirusit duket se gjërat kanë ndryshuar. 

Paga e lartë prej më shumë se 5,5 milionë eurosh në sezon që gjigandi i prapavijës fiton te zikaltrit është kthyer në një problem edhe për klubet angleze dhe spanjolle që ishin të interesuara për kartonin e tij. Në këtë mënyrë gjasat janë që Godin të qëndrojë te Interi me të cilët ka edhe 2 vite të tjera kontratë.