Scaloni: Lautaro të mos tundohet nga Barça
Sharr Travel

Scaloni: Lautaro të mos tundohet nga Barça

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, deklaron se Lautaro Martinez, nuk duhet të tundohet nga oferta e Barcelonës. Sipas tij, sulmuesi i Interit do të sakrifikonte veten nëse do të pranojë kalimin në Katalonjë.

”Do të më pëlqente që Lautaro të luante rregullisht”, tha Scaloni. “Ai është i aftë ta fitojë një vend titulliari në ekip, pasi është i ri dhe vrapon dhe për të tjerët. Nëse ai do të kalonte te Barcelona, atëherë do të ishte si një vetë-sakrifikim”, deklaron Scaloni për “Radio La Red”.

”Trajneri i katalanasve do t’i duhet të gjej një mënyrë që Lautaro të luajë, pasi dihet konkurrenca te Barça. Icardi? Kam një marëdhenie të shkëlyqyer me Mauron. Kishte disa probleme tek Interi dhe në atë kohë, ne kishim disa ndeshje miqësore. Unë e lashë jashtë ekipit, pasi ne bazohemi te performancat e lojtarëve me klubet e tyre”, mbyll tekniku i Argjentinës.