Manchester Unitedit i rikuperohen dy titullarët
Sharr Travel

Manchester Unitedit i rikuperohen dy titullarët

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit se kur kampionati të rikthehet, dy yjet e skuadrës, Marcus Rashford dhe Paul Pogba, do të jenë të gatshëm për të luajtur.

Mendohej se Rashford e kishte mbyllur sezonin pas një operacioni në shpinë, ndërsa Pogba, nuk kishte figuruar thuajse aspak në formacionin e “Djajve” këtë sezon, për shkak të dëmtimeve të shumta. Por sipas Solskjaer, të dy do të jenë gati.

“Ata (Pogba&Rashford) po duken mirë, janë bashkuar në stërvitje dhe kanë bërë të njëjtat seanca stërvitore si pjesa tjetër e skuadrës. Kur futbolli të rifillojë, do të kemi një skuadër të plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për t’u përzgjedhur, çka është një lajm shumë i mirë për mua dhe stafin teknik”, tha mes të tjerash strategu norvegjez.