Todibo drejt Evertonit!
BKT
Sport

Todibo drejt Evertonit!

Jean-Clair Todibo me shumë mundësi mund të transferohet në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi, i cili aktualisht luan i huazuar në Bundesligë te Schalke 04, nga Barcelona, pritet t’i bashkohet skuadrës së Evertonit në fund të këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin katalanas, që zotëron edhe kartonin e futbollistit. Sipas mediave angleze, bisedimet mes palëve vazhdojnë me intensitet, me klubin anglez që është gati të shpenzojë 23 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit.